ZYRTARE/ Etrit Berisha mposht Buffonin. Ja portieri më i mirë në Europë…

0
89

Është gati e pabesueshme që një prej kandidatëve për të fituar “Topin e Artë” Gianluiggi Buffon është mposhtur nga Etrit Berisha.

Portieri i Kombëtares shqiptare ka zhvilluar një sezon fantastik me klubin e Atalantës dhe së fundmi performanca e tij vlerësohet më e lartë se ajo e Buffonit, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, transmeton SYRI.net.

“Observatorio Internacional del Fútbol” (CIES) ka zbuluar formacionin më të mirë të sezonit në kontinentin evropian ku çdo futbollist vlerësohet me pikë.

Gati e pabesueshme është që portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka grumbulluar 81.50 pikë, ndërsa finalisti i Champions Leagues, Gianluiggi Buffon vetëm 81.00 pikë, transmeton SYRI.net.

Loading...