“Zhvishu lakuriq, bëj veprime intime”, tiransit i ndodh gjëma nga vajza e huaj në Facebook

0
128

Tregoni kujdes me personat që njihni në internet, e veçanërisht nëse ata apo ato janë të huaj e jetojnë jashtë shtetit, pasi edhe nga ata mund t’ju ndodhë gjëma. Nuk janë të pakta rastet që të rinjtë njihen mes tyre në rrjetet sociale, krijojnë një marrëdhënie në distancë dhe njëkohësisht aplikojnë metodën e re të kryerjes së marrëdhënieve seksuale virtuale.
Një djalë nga Tirana, e cila është njohur në Facebook me një vajzë të huaj që jeton jashtë shtetit, ka bërë denoncim në polici ku ka treguar se ndihej i kërcënuar nga vajza duke qenë se ajo i bënte presion e shantazh me videot e tyre intime.

Fillimisht biseda mes tyre kishte nisur nëpërmjet facebook-ut duke i treguar njëri-tjetrit se pëlqeheshin dhe raporti mes tyre vijoi nëpërmjet Skypit për t’u parë me kamera.

“Personazhi femër që komunikonte me të ishte shtetase e huaj dhe e ftoi “gjahun” të zhvishej dhe të bënte veprimet intime që ajo i kërkonte nga ana tjetër”- njofton policia.

Kjo video seksuale ishte regjistruar ndërkohë nga vajza në fjalë dhe më pas ajo e përdori këtë skenë duke e shantazhuar dhe kërkuar shuma parash në këmbim që të mos e publikonte këtë video në internet.

Ajo i dërgonte llogarinë bankare në mënyrë të tillë që paratë të transferoheshin brenda afatit të caktuar. Policia duke marrë shtysë nga ky rast apelon çdo qytetar të tregohet më i vëmendshëm nga personat e panjohur që u bëjnë kërkesë miqësie në rrjetet sociale dhe të jenë të kujdesshëm kur ftojnë të bëjnë skena intime online.

Loading...