Zbulohet se si këngëtarja shqiptare e shantazoi futbollistin e Milanit

0
39

Çalhanoglu, i ftuar për të dëshmuar, pranoi se kishte pasur raporte seksuale me këngëtaren shqiptare, por se kishte qenë i kujdesshëm. “Filloi në vitin 2013, kur luaja te Hamburgu.

Kishim një miqësi të ngushtë dhe pastaj edhe fjetëm bashkë. Unë kam qenë gjithmonë i kujdesshëm”, deklaroi sot futbollisti i Milanit në sallën e gjyqit.

Anita Latifi, një këngëtare shqiptare e njohur në Gjermani për pjesëmarrjen e saj në spektaklin “DSDS”, sot është paraqitur përballë një jurie krejt ndryshe nga ato me të cilat është mësuar në karrierë. 21-vjeçarja është paraqitur para një trupe gjykuese për akuzën e shantazhit ndaj futbollsitit të njohur turk Hakan Çalhanoglu.

Sipas akteve të akuzës, Latifi me ndihmën e gazetarit Abdel H., kishin tentuar të mashtronin futbollistin i cili në atë periudhë aktivizohej me Leverkusenin.

Në sallë u paraqitën provat se gazetari kishte telefonuar menaxherin e lojtarit dhe i kishte kërkuar 250 mijë euro dëmshpërblim në emër të shqiptares, duke insistuar se ajo kishte abortuar.

Ai e kishte kërcënuar se në të kundërt do të tregonte gjithçka në shtypin rozë në Germani.

Sipas fakteve të paraqitura sot në gjykatë, Anita Latifi nuk kishte qenë asnjëherë shtatzënë. Por pasi Çalhanoglu kishte refuzuar të paguante, ajo kishte deklaruar në media të ndryshme se kishte qenë shtatzënë dhe se kishte abortuar vetëm pas insistimit të këshilltarëve të lojtarit.

Si ajo, ashtu edhe gazetari, kishin mohuar shantazhin ndaj futbollistit, por prokurori insiston se ka prova të mjaftueshme për t’i dënuar, mbi të gjitha faktin se Latifi kishte dhënë dy versione të ndryshme të ngjarjes nëpër televizione dhe gazeta.

Loading...

PËRGJIGJU