Zbulohet lidhja e Ervinit me ish banoren e Big Brother (Foto)

0
394

Ai është një nga banorët që ka shkaktuar më shumë debate në shtëpinë e Big Brother.
Ervini menjëherë pas bashkimit të shtëpive është konflikutuar me të gjithë banorët duke bërë që emri i tij të lakohet në media.

Ndërkohë po publikohen foto të Ervinit me ish borë të Big Brother. Gazeta Express mëson për miqësinë e tij me Xhensila Peren.

Foto e publikuara janë realizuar gjatë një feste në një lokal nate në Tiranë.

Ervini gjithashtu ka miqësi të vjetër dhe me Ervin Zeqiraj./ Gazeta Express/

LAJME TE NGJASHME

Fotot ‘zhgënjyese’… si dukeshin vajzat e ekranit vite më parë

Një cigare antistres për ArbanënI ka ecur më së miri prezantimi i spektaklit ‘Super Model of the World’ Arbanës, në fakt ashtu si çdo gjë tjetër merr përsipër të bëjë.

Një spektakël i vërtetë plot ngjyra dhe emocion.

Por ka edhe Arbana momentet e veta të sikletshme apo të stresit të punës të cilat i kalon si në këtë foto të realizuar nga paparaci ynë….duke tymosur një cigare. E pi atë në qetësi dhe pa folur, thjesht duke vëzhguar ambientin dhe duke pritur momentin që duhet të futet në skenë. Përsa i takon look-ut të saj, ka qenë vërtet elegant. Një fustan fin i zi, sigurisht i shoqëruar nga aksesorë të shndrritshëm.

Eranda: Rezi, nuk të tradhtoj kurrë!

Gjithmonë e kemi parë të veshur me mjaft shije duke disponuar një garderobë shumë të pasur dhe një finesë që e karakterizon sa herë që del në skenë. Dhe Eranda e ka një sekret. Ajo që kujdeset gjithmonë për veshjet e këngëtares është stilistja e mirënjohur Rezarta Skifteri, në atelienë e së cilës shkon prej vitesh. Jo vetëm një stiliste, por edhe një konsulente e përhershme e Erandës, sa herë kësaj të fundit i duhet të marrë pjesë në ndonjë festival, koncert aktivitet artistik apo edhe ndonjë festë familjare apo private qoftë kjo.

Turpërohet Rovena

Çfarë të jetë vallë ajo që po sheh Rovena në këto momente që e ka habitur aq shumë sa në mes të gjithë të pranishmëve ka mbuluar fytyrën me duar? Me siguri diçka nga modelet që kalonin në pasarele por këtë nuk mundëm ta zbulojmë. Rovena atë që po shihte ia tha menjëherë Irmës që kishte pranë, madje duke i tërhequr vëmendjen. Më pas Rovena nuk e ka mbajtur dot të qeshurën dhe ka shpërthyer në gaz.

Motrat Libohova ndahen nga Rovena

Ja tek i shohim të ulura përkrah njëra-tjetrës tre emra të njohur të muzikës shqiptare, zëra që prej vitesh kanë fituar zemrat e mbarë publikut. Të ftuara në vendet VIP të spektaklit, motrat Libohoba si gjithmonë nuk ndahen duke shkuar në çdo aktivitet bashkë, vetëm se këtë herë në mes u është futur Rovena. Ndoshta ka qenë kjo zgjedhja e Rovenës që t’i ketë të dyja pranë, Erandën në të majtën ndërsa Irmën në të djathtën. Në krahasim me dy të tjerat Eranda është shfaqur më e heshtur.

Nevrikoset Ami…

Ka kaluar disa kohë që nuk shfaqen në publik bashkë për shkak të angazhimeve të shumta që kanë ku pjesën më të madhe të kohës, ua merr sigurisht agjencia. Dhe ja tek janë të ftuar tek ‘Super Model of the World’. Por mesa duket ka diçka që nuk shkon me Amin. Duket shumë e nevrikosur dhe për këtë nuk po bën dot gjë as Ermali që i qëndron afër e i flet. Nuk kalon shumë dhe mërzitja siç duket kalon edhe tek ky i fundit. Çfarë mund t’i ketë nervozuar të dy?…

Ledioni: Albana, ti vlen!

Një mik shumë mirë për Albanën tashmë dihet që është Ledioni. Djalit simpatik dhe mjaft ‘trandy’ i pëlqen që gjithmonë të japë komentin e tij ashtu si është, duke thënë gjithmonë të vërtetën në sy, së paku duke iu referuar miqve apo personat që e njohin nga afër. Një ndër prezantueset e tij të preferuara veç Arbanës, është edhe Albana Osmani, së fundmi nën drejtimin e emisionit më të fundit në ‘Top Channel’ me talente të reja që kanë dhunti për të bërë gjëra të çuditshme. Shiheni tek bisedon me të edhe në këtë imazh të fokusuar nga paparaci ynë. Padyshim teksa flet, Ledioni me vete mendon: Albana, ti vlen!

Ky shkrim u botua më 1 Nëntor 2008 në Gazeta Shqiptare


LAJME TE NGJASHME

Harrojeni për një moment këtë edicion të BB, gjëra më interesante po ndodhin jashtë nga ish-banorët

Të gjithë e kanë mendjen tek edicioni i tanishëm i Big Brother ku duket që loja me çifte ka intriguar jo pak publikun shqiptar, por jashtë mund të jetë një duke u zhvilluar një “lojë” më interesante nga banorët e edicioneve të kaluara.

Banorët e shtëpisë së famshme kanë luksin të jenë të njohur dhe ndoshta kjo u jep atyre më shumë avantazhe në të pasurit sukses, kujtojmë këtu ish banorin Arbër Çepani i cili është bërë mjaft popullor megjithëse është fituesi i BB të parë ai akoma mbahet mend dhe ftohet nëpër televizione të ndryshme.
Por përveç këtij, kemi rastin e mjaft ish-banorëve të tjerë të cilët janë bërë gazetarë, balerinë apo biznesmenë të suksesshëm.

Përveç sukseseve të tyre të kalojmë pak në anën sentimentale. Kujt ia priste mendja që Anaidi dhe Joana të ishin bashkë edhe jashtë shtëpisë së Big Brother?!

Ndoshta askujt, megjithatë tregohuni të duruar se mund të mos jetë ashtu siç duket.

Joana poston shpesh foto në Instagramin e saj nga momentet kur ka qenë në një marrëdhënie me Anaidin, ndërsa ky i fundit jo kaq shpesh. Megjithatë asnjëri nuk ka bërë të ditur nëse kanë partnerë tjerë në jetën e tyre apo vazjdojnë të jenë bashkë.

Por pse Jonana vendos të bëhet nostalgjike pikërisht tani kur BB9 është në qendër të vëmendjes? Mos po zihet diçka mes tyre? Gjithsesi duhet thënë se ata të dy ishin mjaft interesantë si personazhe…

LAJME TE NGJASHME

Jeta e Fotinisë së “BB9”, para hyrjes në shtëpinë e famshme

Vajza nga Gjirokastra konkurrente në shtëpinë e “Big Brother 9” është një nga personazhet më të diskutuar, sidomos pas nisjes së romancës.

Besojmë se të gjithë e dini që Fotinia ka nisur prej kohësh një histori dashurie me djaloshin nga Tropoja, Danjelin.
Veç kësaj, Fotinia ka rënë në sy edhe për pamjen seksi. Të shumtë janë ata që e konsiderojnë si një nga femrat më tërheqëse të këtij edicioni, shkruan “revistawho.com”.

A jeni kuriozë të shihni se si dukej Fotinia para hyrjes në “BB”?

Ne po iu sjellim sot një album nga jeta e saj, ku shihet se vajza ka eksperimentuar goxha me flokët ndërsa tiparet i ka trashëguar nga e ëma.

Loading...