Zbulohet lidhja e Damianos dhe Armelës para se të hynin në lojë

0
130

Damiano dhe Armela janë dy prej banorëve më të përfolur të edicionit të nëntë të ‘Big Brother Albania’, me historinë e tyre që fillimisht u duk si flirt, më pas u zunë dhe tanimë po luajnë si çift kanë joshur publikun shqiptar.
Damiano, djali i cili doli dhe u rifut përsëri në shtëpinë e “Big Brother”, i pari person që takoi kur u rikthye në shtëpi ishte Armela. Nga ana tjetër, edhe vajza nga Tirana e ka shfaqur edhe në kohën kur Damiano nuk ishte në shtëpi faktin që i mungonte.

Sipas ‘GSH’ Damiano dhe Armela janë parë shumë herë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe që njihen mirë që nga jashtë. Loja e bërë mes tyre si dy njerëz, të cilët kishin shumë zënka dhe gjëra jo të përbashkëta duket se është lojë e pistë, të paktën kjo është ajo që rrjetet sociale thonë.

Megjithatë, dy banorët pasi u afruan shumë ditët e para të rikthimit të Damianos në shtëpi patën përplasje të forta. Tashmë që janë çift i përzgjedhur nga publiku, Armela dhe Damiano kanë lënë pas debatet duke mbështetur njëri-tjetrin, madje ditën e djeshme një nga arsyet e sherrit të madh të Damianos dhe Ervinit ishte fakti që ky i fundit ofendoi Armelën dhe Damiano ndërhyri ta mbronte.

Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë marrëdhënia e çiftit brenda në shtëpi, por nga ana tjetër publiku është shumë kurioz për të mësuar nëse na ka gënjyer apo jo kjo dyshe./gsh

Loading...