Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Spanjës, Panucci befasi të madhe

0
37

Sfida me Spanjën po afron, ndërsa ekipi ynë Kombëtar i futbollit vijon përgatitjet me intensitet të lartë nën drejtimin e trajnerit Panucci dhe stafit teknik. Pasi është njohur me formën e lojtarëve (një pjesë e mirë të dëmtuar dhe të prekur nga gripi), Panucci ka nisur të ndërtojë skuadrën me të cilën do të prezantohet përpara kampionëve të Botës dhe Europës.

Në tri seancat stërvitore, italiani ka nxjerrë konkluzionet e tij për lojtarët e grumbulluar, por dëmtimet dhe gjendja gripale që ka prekur një pjesë të futbollistëve ia ka bërë të pamundur për të projektuar 11-shen titullare.

Shumë lojtarë të pezulluar, dëmtime të shumta, disa lojtarë të prekur nga gripi. Kjo është situata në kampin kuqezi në prag të përballjes me Spanjën. Për shkak të dëmtimit, portieri Strakosha ka lënë grumbullimin me Kombëtaren dhe u kthye në Romë ku sot pritet të kryejë testet e specializuara në klinikën e Lacios (Padeia), Berisha i prekur nga gripi nuk u stërvit me skuadrën pasditen e djeshme.

Gjithashtu mungonte edhe portieri Enea Koliçi. Dhe, në seancën e pasdites, kuqezinjtë kanë qenë vetëm me një portier, Alban Hoxhën. Në këto kushte, Panuçi thërriti portierin e shpresave për të kryer stërvitjen e djeshme.

Është ‘panorama sport’ që ka publikuar formacionin e mundshëm të kuqezinjve ku befasia më e madhe është aktivizimi i Alban Hoxhës në vendin e Etrit Berishës që është prekur nga gripi.

Loading...

PËRGJIGJU