Vjen sinjali i parë, lajm i madh për jetën e Michael Schumacher

0
145

Katër vite kanë kaluar nga aksidenti fatal i Michael Schumacher në alpe dhe familja e tijlutet për një mrekulli. Mediat gjermane raportojnë se legjenda e F1 në një farë mënyre ka nisur të komunikojë me personat që e rrethojnë.

Një mik i afërt i familjes tregon se kampioni i garave ‘po dërgon sinjale nga bota e tij e largët’, ndërsa kurohet në shtëpinë e tij në Gjenevë të Zvicrës. Schumacher pësoi një dëmtim në kokë ndërsa bënte ski në aplet franceze në dhjetor të 2013-ës dhe që atëherë nuk ka mundur të ecë apo flasë.

Sipas mjekëve është fiziku i tonifikuar i sportistit që po e ndihmon të kalojë këtë fazë. ‘Corinna dhe fëmijët, Mick 18 dhe Gina 20 shpresojnë ende sot e kësaj dite që një mrekulli mjekësore do të ndodhë.

7 herë kampion bote, Schumacher ndejti në koma për 6 muaj pas aksidentit. Doktorët u përpoqën të largojnë gjakun e mpiksur nga truri, por mbetën sërish disa që ishin të vendosura thellë në tru. Gjendja e tij u cilësua si ‘ekstremisht serioze’ dhe iu nënshtrua dy ndërhyrjeve që i shpëtuan jetën shrkuan Daily Mail. Aktualisht Schumacher po kurohet në shtëpi dhe ka një grup prej 15 mjekësh në dispozicion.

Loading...

PËRGJIGJU