VIDEO/ Pavarësia e Katalunias, ja momenti prekës kur Pique shpërthen në lot

0
38

Gerard Piqué nuk do të ndryshojë kurrë. Ai gjithnjë ka luftuar me mënyrat e tij për pavarësinë e Katalonjës dhe do të vazhdojë ta bëjë. Me çdo pasojë!

Mbështetja e tij publike për referendumin e sotëm të katalanasve ka krijuar një debat të madh në Spanjë, por mbrojtësi ka dhënë sërish një mesazh të fortë në emër të idealeve që ka. Pas fitores 3-0 ndaj Las Palmasit, mbrojtësi i Barcelonës është prekur dhe ka shpërthyer në lot pas ngjarjeve të dhunshme në Spanjë.

“Nëse Federata Spanjolle mendon se mund të jem problem për kombëtaren, atëherë jam gati të shkëputem”, – u shpreh 30-vjeçari. Ai ka rrëfyer me kohë se do të largohet nga “Furia e kuqe” që pas Botërorit 2018, por kjo mund të ndodhë edhe më shpejt.

I pyetur për dhunën e ushtruar sot nga policia spanjolle ndaj katalanasve, Piqué, me lot në sy, u përgjigj: “Jam krenar për popullin katalanas. Kjo ka qenë përvoja më e keqe në jetë për mua”. Barcelona u detyrua të luante me ishullorët, pavarësisht kaosit të madh të referendumit, sepse rrezikonte dënim me heqje pikësh.

LINKU I VIDEOS: https://www.youtube.com/watch?v=FX7ieQJ04ro

Loading...

PËRGJIGJU