VIDEO/ Bjordi ‘e parandjeu’ fundin tragjik të Adelës, ja çfarë bisedonin kur ishin të lidhur

0
41

Largimi nga jeta i gazetares Adelajda Xhamanit në moshën 31­ vjeçare, i tronditi të gjithë.

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur, miq apo bashkëpunëtor që janë prekur nga lajmi i trishtuar, mes tyre edhe Bjordi Mezini, me të cilin vite më parë e ndjera kishte një marrëdhënie dashurie.

Adela dhe Bjordi u bënë të njohur për publikun kur morën pjesë në “Big Brother 2”, ku u dashuruan dhe qëndruan të lidhur për disa vite dhe më pas u ndanë.

Një video e cila po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, tregon momentin kur Adela dhe Bjordi ishin brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Teksa qëndrojnë të shtrirë dhe bisedojnë me njëri-tjetrin, një moment gjatë bisedës Bjordi dëgjohet teksa i thotë: “Efektivisht, në qoftë se do të shikosh rastet e tjera, historike, gjithë këto që po jetojmë ne, vdiqën. Romeo dhe Zhuljeta”.

Ndërsa Adela duke qeshur i thotë: “Çfarë do thuash me këtë ti që edhe ne do të vdesim?!”.

(Bisedën e gjeni në minutën 5:00)

Linku i videos : https://youtu.be/1lvgZJFNcNY

Loading...

PËRGJIGJU