Vajza nga Kukësi tregon historinë e jetës: Burri im është një poshtërsirë, në shtrat ai më …

0
45

Tjetër histori tradhtie bashkëshortore është rrëfyer nga një lexuese e faqes sonë. Ajo thotë se i shoqi e ka tradhtuar në shtratin e tyre martesor. Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Ndihem shumë e copëtuar shpirtërisht dhe e ofenduar në mënyrën më të ulët që mund të ekzistojë.

Jam një 36-vjeçare dhe kam zbuluar se burri im ma dredh me një shtetase të huaj.

Ne jetojmë prej shumë vitesh në Londër dhe kemi edhe fëmijë bashkë. Të dy punojmë, mundohem të jem edhe zonjë shtëpie, por burrit tim nuk i paskam mjaftuar.

Gjithmonë më ka akuzuar se nuk sillem mirë me nënën e tij, e shpesh kemi pasur ftohje mes nesh, por nuk e mendoja kurrë se ai do të shkonte deri tek tradhëtia.

Kam mësuar se ai më tradhton me një bullgare që jeton këtej nga ne.

Jam ndjerë shumë keq, sepse ai ma pranoi se atë e kishte sjellë në shtëpi kur unë kam qenë në Kukës tek prindërit në verë. Madje kanë shkuar edhe në shtratin tonë të martesës.

Këtë e zbulova sepse në laptop burri kishte foto me të në shtratin tonë.

Ai dhe vjehrra që gjithmonë më shante më luten dhe nuk e ndava burrin.

Por edhe pse kam vendosur për t’i dhënë atij një shans tjetër, nuk ndjehem mirë.

Nuk harroj e as nuk e kaloj dot këtë.

A duhet të shkojmë në ndonjë psikolog? Apo çfarë të bëj që t’ja dalim?”, shkruan ajo. /ShkodraNews

Loading...

PËRGJIGJU