Vajza nga Bushati rrëfen historinë e saj: Bëra seks me një burrë të martuar, por tani…

0
52

Një lidhje jashtëmartësore sjell pasoja që nuk prekin vetëm dy personat e përfshirë në të.

Historia e një vajze të re me një burrë të martuar është rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Mirmëngjes shkodranë. Jam aq në stres dhe aq në udhëkryq sa dua të them fillimisht se nëse nuk keni ndonjë gjë të mirë për të thënë, ju lutem ta mbani për vetë.

Sepse gjëja e fundit që më duhet tani është të lëshoni negativitet ndaj meje.

Jam 23 vjeçare dhe jam shtatzënë. Babi i fëmijës është një burrë 42 vjeç nga Shkodra, vetë jam prej Bushati.

Lidhja jonë nisi me shoqëri të përbashkët, se unë edhe pse jam rritur në rrethinë jam person që i kam dalë gjithmonë zot vetes dhe nuk kam qëndruar e mbyllur në shtëpi.

Studioj akoma dhe punoj. Me të e nisa lidhjen pa e ditur që ishte i martuar e pas 1 viti mësoj se është i martuar por të shoqen e ka në Itali, për një jetë më të mirë. Nuk kanë fëmijë bashkë.

Ai kur e mora vesh m’u përgjërua që gruan nuk e dashuron, edhe po mendonte të ndaheshin pasi fëmijë nuk po bënin.

E besova se e doja fort. Tani jam 3 javëshe shtatzënë me të.

E kuptoj që nuk jam sjellë mirë që e vazhdova lidhjen me të, por e dua dhe ai është babai i fëmijës tim.

Ai thotë se mbështet çdo vendim që do të marr në lidhje me fëmijën. Por se të shoqen nuk mund ta lëndojë duke ja thënë këtë “bombë”, sepse ajo vajzë e ka pritur tëre jetën derisa ky ta merrte.

Nuk po e kuptoj përse nuk më thotë që do të divorcohet me të. Kam frikë se çfarë do të ndodhë me mua dhë fëmijën”.

Loading...

PËRGJIGJU