Shokon 27 vjeçarja: Shoku i burrit më dërgoi foto në Snapchat, unë s’u përmbajtja dot dhe…

0
31

Të gjithë kemi bërë të paktën një gjë për të cilën jemi penduar më pas.

Kështu ka ndodhur edhe me një vajzë 27-vjeçare, e cila u nda nga burri i saj me të cilin kishte edhe një djalë 2-vjeçar.

Ajo vendosej të ndahej nga burri për të jetuar me shokun e tij.

Por gjërat nuk shkuan ashtu siç 27-vjeçarja kishte menduar. Ajo e ka ndarë historinë e saj me psikologen e “The Sun”.

Më duket se i kam hapur vetes një telash shumë të madh. Unë kam një djalë 2 vjeç me partnerin tim që jam e lidhur prej tre vitesh. Një ditë kishim dalë me partnerin dhe një shokun e tij nga ushtria. Atë natë kaluam shumë mirë së bashku por kur ikëm në shtëpi shkëmbyem numrat e telefonit me të. Dy ditë më vonë ai më nisi një foto të vetes lakuriq në Snapchat. Nuk dija ç’të bëja por isha shumë kurioze për më shumë. Nuk vonoi dhe ai vazhdoi të më provokonte me të tilla foto e unë nuk u përmbajta më, i dërgova veten të zhveshur. Një javë më pas u takuam në shtëpinë e tij dhe kryemë marrëdhënie. Ishte fantastik! Vazhduam kështu për rreth 3 muaj dhe unë tani vendosa që të ndahesha me partnerin që të jetonim të lirë dashurinë tonë. Por tani që u ndava, shoku i burrit më bëri bllok në të gjitha rrjetet sociale dhe u zhduk”,- i ka shkruar ajo psikologes.

Nga ana tjetër psikologia e ka këshilluar që të mendojë me gjakftohtësi.

Mundohu të kthehesh tek babai i djalit tënd dhe mundohu ta ndezësh edhe njëherë zjarrin midis jush. Por mbi të gjitha mendo për djalin tend 2 vjeç”,- ka shkruar psikologia./joq

Loading...

PËRGJIGJU