Roshi dhe Balaj në një takim ndryshe me De Biazin

0
99

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, ka qenë sot vizitor i stërvitjes së Terek Groznit, ku ka ndjekur Bekim Balajn dhe Odise Roshin.

Tekniku i përfaqësueses shqiptare ka përfituar nga fakti se ekipi po kryen fazën përgatitore në krahinën e Udines, shumë pranë shtëpisë së tij në Koneljano. Ndaj ai ka udhëtuar sot për të parë nga afër dy futbollistët e kombëtares të cilët po përgatiten për fillimin e pjesës së dytë të sezonit. Sipas njoftimit të FSHF­-së, De Biazi do të ndjekë lojtarët të mërkurën në një ndeshje miqësore që Terek Grozni ka planifikuar të luajë kundër Viçencës.

Dy ditë më parë, Terek Grozni zhvilloi një miqësore ndaj Udinezes, në të cilën u mund me rezultatin 4­2. Si Balaj, ashtu edhe Roshi, janë kandidatë për një fanellë titullari në ndeshjen kundër Italisë që luhet më 24 mars. /Panorama

Loading...