Raiola befason: Dybala të transferohet tek kjo skuadër

0
32

Agjenti i mirënjohur, Mino Raiola i ka bërë thirrje Paulo Dybalasë të largohet nga Juventusi.

Në një intervistë për “RaiSport”, Raiola ka një listë me ekipet që interesohen për të marrë shërbimet e sulmuesit argjentinas , shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

“Mendoj se Dybala do të largohet përfundimisht nga Juventusi. Për të është vështirë tani të hyjë në një Barcelonë të reformuar, por ai do të bëjë mirë nëse pranon ofertën e Real Madridit, Manchester United, Manchester City ose Chelsea. Këtë zgjedhje duhet ta bëjë ai, aty ku ndihet më mirë pasi ka ardhur koha të largohet nga Italia”, u shpreh ai.
Kujtojmë që Dybala ka shënuar 49 gola në 98 ndeshje me fanellën e Juventusit.

/ SYRI.net /

Loading...

PËRGJIGJU