Prurje të reja në spektaklin e humorit. Ja kush i zëvendëson aktorët që u larguan nga ‘Portokalli’

0
43

Emisioni i humorit “Portokalli” pritet të nisë një sezon të gjatë dhe të vrullshëm këtë të dielë. Kurioziteti i publikut është i madh për të parë se cilët do të jenë aktorët që do të ngjiten në skenë dhe personazhet që do të luajnë.

Shumëkush ka dyshuar nëse “Portokalli” do të jetë e njëjta pas largimit të Bes Kallakut e Erion Isait. Megjithatë, gjithçka do të dalë në pah mbrëmjen e së dielës.

Është diskutuar gjatë për aktorët e rinj që i janë bashkuar show-t të humorit. Blitz.al ka mësuar se pjesë e kastit të aktorëve të “Portokalli”-së janë dhe dy emra të tjerë; Bes Bitraku, aktori i cili numëron disa role të suksesshëm në film dhe teatër dhe Linda Jarani, gjithashtu e njohur për rolet e saj në teatër.

Bes Bitraku në numrin e së dielës do të luajë krah Ledio Lakos dhe Salsano Rrapit, ose me Dhimitrin dhe Mulin. Ndërsa Linda Jarani do të luajë në skeçin e’ burgaxhinjve’ përkrah personazhit Kapo Kapllani. Më herët është shkruar se pjesë e kastit të këtij viti do të jenë edhe aktorët e emisionit “Pa limit”.

Loading...

PËRGJIGJU