Policia i gjen kokainë në shtëpi, shqiptari e fut në vendin “sekret” të prostitutës

0
108

Ai shpërndarës droge ndërsa ajo prostitutë. Jetonin në të njëjtin apartament edhe pse të pavarur nga njëri-tjetri. Kanë qenë pikërisht klientët e 25-vjeçares rumune ata që kanë ngjallur dyshimet tek banorët e pallatit mbi aktivitetin që kryhej në atë banesë dhe më pas kanë lajmëruar policinë, e cila ka vënë në pranga 30-vjeçarin shqiptar, mik i ngushtë i prostitutës.
Të dy jetonin në rrugën Cavallotti, në provincën Canegliano. Policia në momentin që kontrolloi banesën gjeti 50 gramë kokainë të pastër, që nëse hidhej në treg do të kishte vlerën e 10 mijë eurove.

Burri i arrestuar bëri gjithçka për të fshehur kokainën, duke e futur atë mes lodrve të seksit, kamxhikëve dhe kondomëve që gruaja mbante në shtëpi, por sërish nuk u shpëtoi dot karabinierëve.

25-vjeçarja u shpreh se nuk kishte dijeni për aktivitetin e burrit ndërsa në banesën e të dyve u gjet një peshore precize për matjen e dozave.

 

Loading...