Pogba- Seria B, nuk e imagjinoni çfarë po ndodh

0
145

Ish-drejtori sportiv i ekipit italian, Nocerina, Marcello Pitino, zbuloi diçka interesante në lidhje me Paul Pogba të Manchester United në një intervistë për mediat italiane TuttoNocerina.com.

Kur u pyet për keqardhjen më të madhe që ai kishte profesionalisht, Pitino zbuloi këtë fakt, transmeton ORAinfo.

“Kur u përballëm me mundësinë që të kualifikohemi për Serie B, ne sollëm portierin Nicola Leali dhe së bashku me të mund të kishim sjellë edhe Paul Pogba. Kjo pasi që Conte nuk e shihte atë si një lojtar fillestar dhe me ne do të mund të ishte rritur, prandaj shkuam për të parë Pogba drejtpërdrejt në Villar Perosa gjatë një ndeshje miqësore.

“Megjithatë, atëherë asgjë nuk ndodhi, sepse herët a vonë lojtarët e mëdhenj të atij kalibri fillojnë të tregojnë vlerën e tyre dhe ndoshta nuk do të kishte ndodhur nëse do të kishte ardhur në Nocerina.

Kush e di se çfarë mund të kishte ndodhur dhe se si gjërat do të mund të kishin evoluar nëse Pavli Pogba do të ishte nënshkruar nga Nocerina “përfundoi Pitino./ORAinfo/

Loading...