Një emision i ri sportiv në ekranet shqiptare, zbulohet bukuroshja që do e prezantojë atë

0
93

Është kthyer tashmë në trend që emisionet sportive të kenë pjesë të stafit të tyre një vajzë bukuroshe. Që nga Hygerta Sako që ka qenë ndër të parat dhe deri tek Viola Spiro ndër më të rejat , energjia e vajzave të bukura duket se u ka shkuar më së miri paneleve sportive, duke thyer kështu një barrierë dhe një stigmatizim sikur sporti është vetëm ‘punë burrash’.

Por një tjetër moderatore simpatike pritet të drejtojë një format të tillë televiziv dhe ajo është Daljana Sejdia . Daljana ka qenë moderatore e programit rinor “Next” në Vizion Plus, ndërsa këtë sezon e kemi parë të drejtojë programin “Quiz Tv Show” në News 24.

Në po të njëjtë logo televizive Daljana pritet të drejtojë edhe programin sportiv, 90+ që siç ka mësuar do të jetë gjatë fundjavës. Burimet thonë se ajo do ta prezantojë e vetme këtë program.

Linku i videos: https://www.instagram.com/p/BbNLhRtn64n/

Loading...

PËRGJIGJU