Ngrihet alarmi: Ja çfarë i ndodh fëmijës tuaj nga një prekje e ekranit të telefonit

0
97

Rezultati i një studimi të bërë në Britaninë e Madhe i ka shokuar të gjithë prindërit. Të dhënat e këtij studimi tregojnë se nëse një fëmijë e prek ekranin e telefonit gjatë një ore, atij i hiqen 16 minuta gjumë. Ekspertët janë shprehur se kjo mund të sjellë shqetësime serioze për të ardhmen e tyre, si dhe ul përqendrimin gjatë kohës që ata janë në shkollë.
Mungesa e gjumit në vogëli ndikon edhe në gjendjen emocionale dhe sociale të fëmijëve edhe, pasi ata të jenë rritur. Për të arritur tek ky studim më herët në Britani është zhvilluar një anketim, për të parë se sa përdoren telefonat nga fëmijët.

Nga anketat plotësuar në Britani rezultoi se:

75% e të vegjëlve prekin së paku një herë në ditë një ekran telefoni.

51 % të fëmijëve 6-11 muajsh luajnë me një prekje çdo ditë.

Përdorimi i pajisjeve rritet në 92% për fëmijët e moshës 25- 36 muajsh.

Mesatarisht një foshnje luan me një pajisje për 25 minuta, duke humbur 6 minuta gjumë.

Këto rezultate tregojnë se popullariteti dhe qasja ndaj ekraneve me prekje është rritur dhe kjo nënkupton vetëm gjumë të reduktuar. Shifrat janë alarmante dhe prindërit pas këtij studimi duhet të reflektojnë dhe ti mbajnë fëmijët e tyre sa më larg telefonave. Gjumi është faktori më i rëndësishëm që siguron një rritje të shëndetshme dhe një të ardhme më produktive”, – ka thënë mjeku pediatër Tim Smith.

Loading...