Montella ‘vë duart në kokë’ pas disfatës me Lazion, ja deklarata dëshpëruese

0
62

Pas humbjes së thellë 4-1 nga Lazio, trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, u shpreh tejet i zhgënjyer. Sipas italianit, humbja erdhi nga mospërqendrimi, teksa kritikoi edhe lojtarët.

“Është humbje e shëmtuar dhe kjo ndodhi për shkak të shumë elementeve negative”, tha Montella për “Mediaset Premium”.

“Një incident i vogël, në aspektin psikik, ndryshoi ndeshjen dhe dalëngadalë ata e morën kontrollin e ndeshjes. Lazio ishte shumë efikase dhe konkretizuese para portës, i shfrytëzuan rastet që kishin.

“Ne nuk e kishim forcën e duhur që të riktheheshim në lojë, pasi të gjithë dëshironin të ndryshonin ndeshjen në mënyrë individuale, duke mos punuar si ekip”, ka deklaruar më tej Montella.

Loading...