Mirditorja: Pas një nate të zjarrtë mora lajmin “bombë”

0
38

Një vajzë nga Mirdita thotë se ka mbetur shtatzënë me djalin që do, por se ky i fundit nuk është gati të krijojë familje.

Historia është rrëfyer për “ShkodraNews”

“Përshëndetja, jam një 21 vjeçe e lindur në Mirditë. Jetoj në Tiranë bashkë me të dashurin 30 vjeç. Bashkëjetojmë prej 2 vitesh, familjet nuk e dinë, mendojnë se jetoj me shoqet e fakultetit.

Jam njohur me të në një lokal, më ngacmoi, më mori numrin dhe u lidhëm shumë shpejt.
Edhe pse nuk ishte i dashuri i parë, mendoj se është i vetmi që kam dashuruar.
Ai punon, kurse unë vazhdoj punën. Ai ka qenë njëherë i fejuar, por u ndanë sepse ajo iku në Amerikë dhe atje gjeti një tjetër.

I dashuri e ka kaluar keq atë lidhje dhe thotë se kurrë më nuk do të martohet.
Një natë pasi kishim pirë në një festë, bëmë dashuri plot pasion dhe atë natë unë mbeta shtatzënë.

Për mua ishte lajm shumë i bukur, por për të dashurin ishte bombë. Më tha që ta heq fëmijën sepse s’është gati për familje dhe gjërat nuk bëhen në këtë formë.
Kam qarë shumë sepse fëmijën e dua dhe kam vendosur ta mbaj.

Ai u çmend dhe tha se nuk kam të drejtë të vendos vetëm unë për fatin e fëmijës tonë. Ai nuk dëshiron fëmijë tani, më thotë, pa u fejuar dhe pa qenë të sigurtë për njeri-tjetrin.
Tani ai po ma heq trurin se me këto që thotë më duket sikur nuk më dashuron.
Kam vendosur t’i them familjes time dhe ta rrish vetëm fëmijën. Edhe pse më dhëmb shumë ta humb të dashurin, por ai rri e mendon për lidhjen që i ka dështuar dikur e nuk po kupton që po bëhet baba.

Nuk di nëse duhet t’i flas prapë apo thjesht të iki tek prindërit e mi. Ai më ka thënë se nëse e mbaj fëmijën atë nuk e shoh më kurrën e kurrës…”, shkruan ajo.

Loading...

PËRGJIGJU