Lorik Cana merr ofertë nga Marseja

0
126

Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka konfirmuar se ka një ofertë nga ish klubi i tij, Marseille.

Cana ishte i pranishëm në një intervsitë në emisionin “Pasdite në Top Channel” ku ka folur për familjen e tij dhe të ardhmen.

Ai ka konfirmuar se ka një ofertë nga Marseille të cilën po e shqyrton për një rol menaxhues, shkruan Telegrafi.

“Është një ofertë nga një ish klub i imi i të cilit jam edhe tifoz. Nëse më pëlqen oferta dhe na përshtatet, atëherë do të zhvendosemi me familjen në Francë”, ka thënë Cana në këtë emision.

Ai konfirmoi se po qëndron në Shqipëri me bashkëshorten e tij, Monikën.

Loading...