ISHP jep alarmin: Mos hani mish, është rikhyer antraksi

0
77

Katër shqiptarë janë infektuar nga antraksi, sëmundje që transmetohet nga kafshët tek njeriu, nëpërjmet konsumimit të mishit të tyre.

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë alarmin, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët të jenë të kujdesshëm me konsumimin e mishit.

Infektimi me antraks i 4 banorëve në Përmet dhe Gjirokastër si dhe një tjetër i dyshuar në Elbasan ka shkaktuar panik, ndërsa ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik janë në kontakt të vazhdueshëm me specialistët e tyre në terren me qëllim mbajtjen në kontroll të situatës.

“Janë katër raste të shtuar në spital, 3 nga Përmeti dhe 1 nga Gjirokastra, të cilat janë klinikisht me antraks, por nuk janë vërtetuar ende në mënyrë laboratorike”, shprehet Silva Bino. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP për “Top Channel”. Silva Bino thotë se kjo situatë është krijuar për shkak të mos vaksinimit në kohë të kafshëve në këto zona.

“Antraksi përhapet nga kafsha tek njeriu dhe të gjithë këta të prekur kanë ardhur si pasojë e mosvaksinimit të kafshëve, apo problemeve me vaksinimin. Tani ka filluar, por do të ishte mirë të bëhej paraprakisht”, shton Bino.

Megjithatë, Bino ka bërë një apel për banorët dhe për shërbimin veterinar. “I bëj thirrje banorëve që të mos konsumojnë mish nga kafshë të dyshuara se janë prekur dhe shërbimi veterinar të marrë masat për groposjen e kafshëve”, apeloj Silva Bino.

Loading...