Ish-banori i “Big Brother” rrëfen eksperiencën në burg: Kisha haremin tim me djem

0
95

Ish-banori i “Big Brother” rrëfen eksperiencën në burg: Kisha haremin tim me djem

Është akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, megjithatë, në qeli qëndroi vetëm 3 muaj, që natyrisht kanë qenë të vështira për të, si për këdo tjetër. Por, tani që është jashtë, ish-banori i “Big Brother” mundohet ta marrë me sportivitet.

Kreshnik Husaj, i njohur nga të gjithë si Kika i “Big Brother 8” tregon në një intervistë për “GSH” se koha në burg “ishte një aventurë e papërshkrueshme”.

“Kisha haremin tim brenda, por me djem (qesh). Ëndërr që nuk dua të përsëritet. Tre muaj ikën, por në burg mësova se sa e shenjtë është liria”, tregon Kika.

Në lidhje me akuzat e ngritura nga ish-gruaja e tij, e cila ka pretenduar se ish-banori i “Big Brother 8” e ka shfrytëzuar si prostitutë, Kika tregon se janë të gjitha shpifje.

“Aktakuza e Vlorës është një falsitet në vete. E mira është që drejtësia do të triumfojë. Njerëzit e njohin veten, kështu është kur do të marrësh vëmendje në kurriz të tjetrit”, thotë ai.

“Jemi në pritje të vendimit përfundimtar. Presim, por diçka ta dini, se e vërteta do të triumfojë, sepse aktakuzë pa dëshmi, aktakuzë me shpifje, shteti nuk i procedon. Fitorja pres të buzëqeshë në krahun tim”, përfundon ish-banori i “Big Brother”.

Loading...