I zhvati 60 mln lekë drejtorit: Enertila deklaron se është shtatzënë

0
39

Enertila Beqja quhet vajza e cila mashtroi 30-vjeçarin që njohu në Facebook duke i zhvatur 60 milionë lekë për 3 vjet. Barush Ahmeti, drejtor i postës së Manzës e denoncoi Enertilën për vjedhje më 22 shtator.

Por 27-vjeçarja përpos Ahmetit ka tentuar të mashtrojë edhe hetuesit duke deklaruar se është shtatzënë.

“Nuk mund të më mbani këtu në polici pa dëshirën time, pasi jam shtatzënë dhe pres një fëmijë”, ka thënë Enertila Beqja.

Menjëherë prokuroria ka kërkuar bërjen e analizave nga ku rezultoi se 27-vjeçarja nuk ishte shtatzënë.

Enertila ka deklaruar gjithashtu se është e fejuar dhe se nuk kishte patur qëllim ta zhvaste 30-vjeçarin. Ajo është shprehur se nuk e takonte dot të riun, pasi ai kujtonte se ishte po aq e bukur sa aktorja që ajo kishte vendosur foto profili në Facebook.

Gazeta Shqiptare ishte në banesën e Enertilës, por shtëpia ishte e kyçur, ndërsa prindërit ishin larguar.

Fqinjët janë shprehur se Enertila ishte vajzë e vetme, pas mbarimit të gjimnazit qëndronte në shtëpi, e papunë. Thoshte se ishte e fejuar, por të fejuarin nuk ja kishte parë njeri.

Loading...

PËRGJIGJU