Humbi të birin në aksidentin tragjik, gjesti i gazetares i ka përlotur të gjithë: Për ty bir…

0
50

Gazetarja Erenestina Halili humbi të birin Kejdin një vit më parë, në një aksident tragjik me motor në Tiranë.

Kejdi i cili u aksidentua së bashku me këngëtarin Ergi Dini, i cili gjithashtu humbi jetën nga ngjarja tragjike, ishte djali i vetëm i gazetares, pedagoges dhe poetes Halili.

Erenestina Halili me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta të Kejdit ngriti meshë në Vatikan.

“Mesha e Shenjtë në altarin e Shën Pjetrit, Vatikan, për tim bir, sot në përvjetorin e tij.. Zoti i bekoftë miqtë e mi, tashmë familja ime e madhe! Të krijuesit jemi të gjithë!”, shkruan gazetarja Halili në faqen zyrtare.

Ajo ka vendosur të postojë disa imazhe prekëse nga ceremonia përkujtimore për të birin.

Aty shfaqen disa të rinj që mbajnë bluza me fotografinë e Kejdit të stampuar.

“Për ty biri im”, shkruan gazetarja Halili.

Loading...

PËRGJIGJU