Horoskopi zhytet në eros… Meri zbulon të papriturat për çdo shenjë

0
72

*Parashikimi Astrologjik dt 16 Janar, nga Astrologia Meri Shehu

Dashuri pa kushte

Pak orë para hënës së re në natën me të thellë të shpirtit siç thuhet për natën para hënës së re, lidhja jugore e hënës ndodhet afër me asteroidin AMOR.

Asteroidi Amor jep ndjesinë e cilësisë se ëndrrës erotike në jetën tonë.

Do ta përshtatim me erosin e lashtë, atë të pastërtin, krijuesin i pafundmë dhe i pakapshëm.

Në hartën astrologjike tregon dashurinë e vërtet për erosin qe jep jetë dhe thelb në ekzistencë.

Tregon momentin e bashkimit të pastër larg zotërimit dhe interesa e seksualitet.

Sot, lidhja midis lidhjes jugore të hënës në Luan dhe Asteroidit Amor tregon të kaluarën dhe zgjedhjet e gabuara që kemi bere.

Të kuptojmë pozicionin tonë të gabuar dhe të mos përsëritim të njëjtat gabime.

Duhet të kuptojmë ikonën ëndërrimtare që ishte fshehur në pasionin tonë të fshehtë dhe utopinë në të çilen kemi investuar nga ana sentimentale.

Në çdo përpjekje për një marrëdhënie ekziston harmonia midis asaj që jep dhe merr. Vetëm atëherë materializohet ëndrra në të kundërt marrim vetëm të pakapshmen që na lë të paplotësuar.

Dashi do ndjehet se sa shumë i paplotësuar është në dashuri nga gabimet që ka bërë në zgjedhjet e tij.

Demi mund të afrohet me njerëzit e afërt, por kjo nuk i sjell qetësim sentimental apo eros.

Binjakët do shkëmbejnë mesazhe dhe aty do kuptojnë se kanë dhënë gjithmonë mesazhin e gabuar apo kanë pasur strategji të gabuar në planet dhe jetën personale.

Gaforrja mund të pretendoj se ka qenë pamundësia ekonomike për të luftuar për një person në jetën personale, por ky do tregoj që ishte gabim.

Luani nuk mund ta kthejë pas të shkuarën që mendon se ishte e lumtur dhe se akoma nuk po gjen atë që e bën të lumtur. Mendon se e ka humbur.

Virgjëresha do mjaftohet me faktin se vetëm ka ëndërruar dhe se kjo nuk e ka ekspozuar në realitet. Po sa bën edhe kjo… Lodhja shpirtërore njëlloj ka qene.

Peshorja mendon se ka flirtuar dhe afruar njerëzit e gabuar, por ndoshta kupton se kjo ka ndodhur për shkak se ka pasur interesin në plan të parë.

Akrepi sot mendon se ka humbur kohë dhe shpenzime në vende dhe persona që nuk mund të jenë më prezent në jetën e tij, pasi janë larg dhe në punët e tyre.

Shigjetari mund të kërkojë përsëri një person me reputacion në jetën e vet, por duhet të kuptojë që me ketë duhet ta lidhin ndjenjat e pastra.

Bricjapi mendon se ka gabuar në një marrëdhënie të fshehte personale apo në një shkëmbim të fshehte monetar, i cili nuk i ka sjell plotësim.

Ujori me këmbënguljen e tij do shkojë përtej gabimeve dhe pengesave duke inspiruar një rrugë të re me po ata njerëz që ka bashkëpunuar.

Peshqit do ndjehen të lodhur duke menduar se kanë zgjedhur një pune që më shume i streson dhe i lodh. Kjo me sa duhet të ndryshohet bashke me punën.

Loading...