FOTO-VIDEO/ Historia që tronditi gjithë shqiptarët, babai fal vajzën pas 10 vitesh

0
61

Historia e tyre u bë e njohur një vit më parë në programin ‘Dua të të bëj të lumtur’.

Babai refuzonte vajzën e tij pasi ajo u dashurua me në djalë të komunitetit egjiptian. Por me sa duket paqja është kthyer sërish në familjen e tyre.

Pas 10 vitesh at’ e bijë, historia që përloti shqiptarët ka një fund të lumtur

A mundet një baba ta refuzojë gjatë mallin e së bijës? Lutjen e saj për ta pranuar siç është, me atë që do, me familjen e re?

Një vit më parë, dukej e pamundur që i ati ta falte Marsidën, vetëm se ajo kishte lidhur jetën me një djalë egjiptian. Historia që përloti shqiptarët nga studio e “Dua të të bëj të lumtur”, përballja mes tyre pas 9 vitesh heshtje, nuk u mbyll me një përqafim. Ata u ripanë, por nuk u bashkuan.

Megjithatë, ai program kushtuar Marsidës dhe babait të saj, ishte një hap i mbarë i një rruge që do rimblidhte familjen e ndarë.

Një vit më pas Marsida dhe i ati na sjellin këtë foto. Janë pajtuar dhe takohen me njëri-tjetrin si babai me bijën. Marrëdhënia e tyre po shkon aty ku ka qenë përpara se të nisnin konfliktet dhe kjo është një histori suksesi për “Dua të të bëj të lumtur”, spektaklin që do të nisë së shpejti edicionin e dytë e që pritet të ketë sërish histori me falje.

Linku i videos: https://www.youtube.com/watch?v=4A66NuvGh0s

Loading...

PËRGJIGJU