FOTO /Enca shpërthen në sharje ndaj Noizyt: Je gënjeshtar dhe …..

0
207

Pas lajmit për statusin e Noizy-t, ku ai hidhte shigjeta sulmi për bashkëpunëtoren e tij Enca, tani është radha e saj për një përgjigje.

“Por një gjë që s’e kam bërë kurrë është të pështyj mbi pjatën ku kam ngrënë, mbi një person që e kam quajtur familje dhe një person që është larguar nga të gjithë duke më mbrojtur dhe suportuar më shumë se kushdo, e dine miqtë, kolegët, fansat dhe Zoti se mirënjohja dhe dashuria ime s’ka munguar kurrë (ti e di më mirë se të gjithë).

Por një gjë që më dhemb shumë është të më mohohen meritat e mia publikisht (Xing me Ermalin) dhe unë sërish nuk bëra zë, por të kërkova takim privatisht për t’u sqaruar si miq, një takim që nuk u bë kurrë. Intervista ime në “Prive” në asnjë pjesë nuk kam shprehur mosmirënjohje dhe aq më tepër vrer (siç po bën ti tani) ndaj teje.

A little reminder, I made myself ëith “Apotpëlqen” dhe e bëra veten time me punë vetëm nga ana ime.

Ke qenë ti ai që më ke thënë në makinë: “E urrej kur dikush thotë unë e kam bërë X-in” duke më treguar eksperiencën tënde me dikë që ka qenë në skenë para teje dhe sot je ti ai që e bën këtë gjest të shëmtuar. Sa për “Deal ëith Universal”, check again, sepse unë s’kam qenë kurrë aty me ty dhe ti nuk ke qenë arsyeja e nënshkrimit tim, ndoshta duhet të flasësh me labelin serish para se të gënjesh. Dhe e fundit, askush s’mund të më përjashtojë nga diçka në të cilën unë kam investuar vite, energji dhe pasion. Një njeri që të ka dashur apo respektuar sadopak, nuk i bën këto gjeste në gjaknxehtësi.

Gjithsesi, your goon”.

Loading...