Flet kunata e Olsit: Lidhja e tij me Fiorentinën në Big Brother është

0
119

Si çift kam përshtypjen që do të ecin dhe do të vazhdojnë të jenë bashkë.

Mund të jetë ndonjë vajzë tjetër brenda shtëpisë brenda që e tërheq më shumë?

Ndonjë simpati të vogël edhe mund të ketë, por nuk mund të themi tërheqje.

Ka pasur ndonjë lidhje të rëndësishme dashurie në jetë dhe si ka vazhduar më tej?

Lidhje ka pasur plot, por ndonjë të rëndësishme akoma jo. Më vonë s’i dihet.

Flasim pak për jetën jashtë, çfarë ambiciesh ka ai në jetë?

Olsi është një tip ambicioz që kërkon shumë nga jeta dhe përpiqet të ketë çdo gjë në perfeksion.

Cilat janë karakteristikat që e bëjnë tërheqës në sytë e vajzave?

Olsi është shumë tërheqës dhe, veç pamjes, ka edhe tipin që e dallon dhe e bën të veçantë në sy të gocave.

Ka ndonjë brengë ose ndonjë ngjarje nga jeta që ka lënë gjurmë tek ai?

Brenga më e madhe e Olsit është lënia përgjysmë e futbollit dhe njëkohësisht ëndrra më e madhe e tij.

Sa të fortë e shihni në garë çift me Fiorentinën dhe kush janë rivalët e tij?

Jo se jam kunata e tij, por realisht janë një çift vërtet i fortë dhe nuk besoj se ka tjetër më të fortë se ata.

Me cilin nga djemtë në shtëpi ai s’do ishte kurrë mik jashtë shtëpisë?

Mendoj me Danjelin dhe Lupçen, pasi nuk janë tipi i tij.

Me cilën nga vajzat në shtëpi Olsi s’do të kishte kurrë një ngacmim?

Me Katerinën.

Me cilën prej tyre mund edhe të martohej?

Përgjigjie pak e vështirë… S’di ç’të them.

Si duhet të jetë vajza që e bën të bjerë kokë e këmbë në dashuri?

Pak a shume sipas Olsit, vajza që do e bënte të dashurohej kokë e këmbë duhet të jetë e sinqertë, e zgjuar dhe e paraqitshme.

Para dy ditësh Olsi u përfshi në një konflikt brenda shtëpisë kundër Damianos. Si e komenton si gjest?

Normale që s’ishte gjest i mirë, por ai e provokoi shumë dhe e ofendoi Olsin…

Panorama

Loading...