Edhe facebook reagon për vdekjen e Adelajdës, shikoni ç’ka ndodhur me profilin e gazetares

0
69

Ditën e djeshme u nda nga jeta gazetarja dhe moderatorja e njohur Adelajda Xhamani.

Reagimet për vdekjen e papritur të bukuroshes si pasojë e një ataku kardiak kanë qenë të shumta, madje të shumtë ishin edhe ata që kanë shprehur ngushëllimet e tyre pikërisht në profilin e Adelajdës.

Në këto kushte, edhe facebook ka “reaguar” duke e kthyer faqen e moderatores së ndjerë në remembering.

Adela ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së dielës në banesën e saj ku jetonte e vetme. Shumë personazhe të njohur kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e parakohshme të Adelës në rrjetet sociale, ndërsa pritet që homazhet dhe përcjellja për në banesën e fundit të kryhen sot në Kavajë, në qytetin e saj të lindjes.

Loading...

PËRGJIGJU