E FUNDIT/ Shkarkimi i Montellës? Vjen lajmi zyrtar nga Italia

0
34

Pas humbjes 2-0 ndaj Romës, Drejtori Sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli ka zyrtarizuar se Vincenzo Montella nuk do të shkarkohet nga posti i trajnerit.

Mirabelli ka hedhur poshtë të gjitha zërat e medieve të cilat po përflasin një rikthim të mundshëm të Carlo Ancelottin këtë javë, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

“Ne kemi luajtur vetëm shtatë ndeshje, kemi një ekip të ri, kështu që asnjë trajner nuk ka një shkop magjik. Ju nuk mund të merrni rezultate të caktuara menjëherë. Ne kemi një grup lojtarësh që duhet të bëhen një ekip, kështu që për sa jemi të shqetësuar, Montella po punon mirë. Duhet vetëm të shpresojmë që puna të sjellë rezultate të rëndësishme.
“Roma ka futbollistë , të cilët kanë luajtur së bashku për vite me radhë. Nuk është e lehtë të përballesh me ta dhe të bësh ashtu siç bën edhe Milani. Ne shohim pozitive edhe në këtë humbje “, ka pohuar Mirabelli.

Loading...

PËRGJIGJU