E bujshme, Strakosha objektiv i Juventusit pas lamtumirës së Buffonit

0
171

Beppe Marotta vendosi ta fuste në listën e dëshirave të tij që në momentin kur ai ndali Dybalan nga pika e bardhë dhe që prej asaj dite, Thomas Strakosha ka fituar gjithmonë e më shumë terren në strategjinë e Juventusit për të ardhmen.

Portieri i Kombëtares shqiptare edhe pse pak javë më parë rinovoi deri në vitin 2022 me Lazion, do të jetë një nga emrat më të përfolur në Itali gjatë merkatos verore.

Numri 1 i Lazios është renditur në listën me 50 emrat e planifikuar nga drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, të paktën sipas asaj që bën të ditur e përditshmja torineze “Tuttosport”.

Me Buffon që pritet t’i japë lamtumirën futbollit, shqiptari shihet si pasardhësi i legjendës së Juventusit dhe Italisë.

Loading...

PËRGJIGJU