Djali nga Shkodra: Nuk e doja të paprekur, ama natën e parë më bëri lëmsh dhe tani…

0
44

Një djalë nga Shkodra dyshon se e fejuara e tij e gënjen lidhur me të kaluarën e saj. Djali ka rrëfyer historinë e tij për “ShkodraNews”.

“E urrej gënjeshtrën dhe nuk e fal dot nëse e zbuloj se e fejuara më ka gënjyer.

Jam një 29-vjeç nga Shkodra dhe njoha një vajza para disa kohësh. Duke qenë se do të ikja disa muaj për punë në Gjermani nuk e konsumova lidhjen me të sepse më kërkoi kohë të njiheshim.

Nejse ika pa e prekur edhe pse dolëm bashkë 4 muaj.

Kur u ktheva, duke besuar edhe në fjalën e saj, e kërkova në shtëpi, se kështu është vajzë e mirë shumë dhe po atë natë që njoha prindërit fjetëm bashkë.

Nuk mu duk e virgjër. Unë kam kaluar femra e nuk po i futem detajeve, por nuk mu duk sepse di të dalloj.

Edhe pse ajo tha që jam i pari për të. Nuk durova dhe e pyeta të më tregojë të vërtetën. Ajo nisi duke qarë dhe mu betua që askush para meje nuk e ka prekur.

Tani pyetja ime është që unë nuk e kam problem virgjërinë, por gënjeshtrën. E kur them nuk ishte, nuk ishte se s’jam amator.

Jam ftohur shumë prej asaj nate sepse rri vetëm duke e bluajtur në mendje e nuk po di si t’i jap drejtim.

Gënjeshtrën e urrej, e kur ndodh që tani, imagjinoni më vonë…Nëse keni ndonjë këshillë pa ofendime jeni të mirëpritur!”, shkruan ai. /ShkodraNews

Loading...

PËRGJIGJU