Ç’po ndodh me Gertën e BB9, në lidhje me ish-banorin? (Foto)

0
130

Që pas daljes së saj nga Big Brother, ish-banorja Gerta Shino ka qenë shumë aktive në rrjete sociale.
Gjatë gjithë kohës ajo publikon foto me personazhe të ndryshëm çka të bën të mendosh për lidhje të mundshme dashurie. Pas Denisit me të cilin ishte dhe çift në shtëpi, Gerta dyshohej se kishte lidhje me Veselin, fituesin e Big Brother 8, shkruan Gazeta Express. Tashmë ka nisur të shoqërohet shumë me një tjetër konkurrent të Big Brother 9, Liridonin. Ata janë parë shpesh së bashku ndërkohë që nuk kanë munguar postimet në rrjete sociale nga ana e të dyve. Të ketë diçka më tepër se miqësi? /Gazeta Express/

Loading...