Coutinho rrëfen përvojë tek Interi: Do kisha vdekur nëse…

0
36

Pas transferimit tek Barcelona për 160 milionë euro, Philippe Coutinho u bë automatikisht blerja e tretë më e shtrenjtë në gjithë historinë e futbollit.

Në një intervistë për “Barça TV”, Coutinho kujton kohën kur ishte vetëm 16 vjeç dhe nënshkroi me Interin, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Sulmuesi brazilian pranon se përvoja e parë me zikaltrit do të ishte e vështirë nëse ai nuk do të kishte mbështetjen e familjes së tij.

“Isha i vogël kur fillova të nënshkruaj me një klub të madh. Kontrata ime e parë në futbollin profesionist ishte në një klub si Interi me shumë yje. Ishte e vështirë për një djalë të ri si unë, i cili erdhi nga një kulturë tjetër. Shkova në Itali me prindërit dhe të dashurën time, e cila sot është gruaja ime. Nëse do të kisha shkuar vetëm në Milano do të kisha vdekur. Kam nevojë për mbështetjen e familjes time dhe ata ishin pranë meje”, tha ai.

Coutinho ishte vetëm 16 vjeç kur nënshkroi me Interin duke zhvilluar plot 46 paraqitje në “San Siro” ndërsa më pas u transferua tek Liverpooli.

Loading...

PËRGJIGJU