Big Brother ka ndikuar edhe tek vogëlushi i famshëm, djali i Sarës dhe Ledionit (Foto)

0
79

Nëse ka diçka që kemi vënë re nga djemtë e këtij “Big Brotheri” është fakti se atyre ju pëlqejnë xhinset treçerekshe që rrinë të ngushta pas trupit. Kemi vënë re që Damiano, Danjeli, Ervini por edhe Benardi kanë preferuar këtë stil xhinsesh. Epo ata janë kthyer në influencë edhe tek më i vogli i shtëpisë, Londoni, vogëlushi i Ledionit dhe Sarës.

Këtë e ka zbuluar teze Lori e cila para pak minutash në Snapchat, teksa ka fotografuar Londonin me treçerekshe ka shkruar: “Edhe Londushi ka filluar kopjon stilin e çunave të BB”.

Epo të paktën, brenda familjes së madhe Top Media je akoma London kështu që kopjo sa të duash! /Blitz.al/

Loading...