BIG BROTHER/ Armela flet pas daljes nga shtëpia: Nuk jam e dashuruar me Damianon (Foto)

0
134

Me thyrjen e rregullave, Damiano u largua nga shtëpia, por me largimin e tij u penalizua edhe Armela. Sipas rregullave të “Big Brother” nëse njëri prej konkurrentëve largohet nga shtëpia, largohet edhe partneri ose partnerja e tij.
Armela erdhi në studio tepër e mërzitur për largimin e saj ku edhe e shprehu me fjalë. “Mendova deri natën finale jam këtu. Nuk e shikoja kurrë veten si publik”,- tha Armela ndërsa Arbana i drejtoi pyetjen nëse ishte mërzitur me Damianon. “Ka një shpjegim, nuk jam as e mërzitur, thjesht do pres të flas me të. Normal do justifikohet, e njihni Damianon ju”,- tha ajo. Ndërsa pyetjes nëse është e dashuruar me Damianon, Armela iu përgjigj se nuk e dashuron dhe se në fillim e zgjodhi atë pasi e pa si konkurrent të fortë. /revistawho.com

Loading...