‘Bëjmë miliona kur fiton Milani dhe Interi’, rrëfehen dy prostitutat e Milanos: Ja shuma për 10 minuta

0
49

Dy vajza të cilat thonë se janë rumune kanë pranuar të flasin për herë të parë për profesionin e tyre si prostitutë.

Anna dhe Erika kanë pranuar të flasin për kronistin e një organizate jo-fitimprurëse, ku kjo e fundit e quajtur “Ala Milano” merret me mbrojtjen e shëndetit dhe përfshirjen sociale të njerëzve që prostituojnë.

Prostitutat në vitin 2017 janë të huaja, ato janë midis 20 dhe 30 vjeç dhe duken identike: të lyera me make-up, por pa ekzagjerim, flokë të ngjyrosur etj, shkruan në përshkrim gazetari.

Gjithashtu bën me dije se sipas të dhënave metropolitane mbi trafikimin dhe prostitucionin, në 2015-tën, raportohet se vajzat që veprojnë në Milano dhe në provincën afër janë të paktën 1,854 gra. Shumica e prostitutave vijnë nga Europa Lindore, bën me dije punonjësja sociale.

Rumunet janë më të shumtat (695, 37% të totalit), pastaj vijnë nigerianet (511, 28%) dhe shqiptaret (350, 19%). Ndërsa rrëfimin e pazakontë e nis Ana, 32 vjeçe e cila tregon se është e vetëdijshme për atë që po bën. “Familja ime ka nevojë për para, babai im ka vdekur, nëna ime është e sëmurë dhe pa punë, pa punë është edhe vëllai im, kështu që jam unë ajo që kujdesem për ta”, shprehet Ana për gazetarin e “La giorno.it”.

“Unë erdha këtu nga një miku im i cili tani është në Milano, do të qëndroj për disa muaj dhe pastaj do të kthehem në shtëpinë time”, shprehet ajo. E ndërsa për klientët, vendin dhe për shumën që ajo fiton, shprehet se: Për mua nuk ka rëndësi nëse jam në rrugë apo në hotel, por pranoj vetëm italianë. Shuma minimale është 30 euro për dhjetë minuta, pastaj 50 euro për njëzet, 100 euro për 1 orë në hotel. Dhe bëj vetëm seks të mbrojtur.

E ndërsa Erika e cila është vetëm 20 vjeç dhe që ka vetëm 1 vit që ka ardhur në Itali, thotë se e vetmja arsye për të cilën zgjodhi rrugën është standardi i saj i jetesës. “Mund të fitojmë një mijë euro çdo dy ditë”. Bumi është kur Milan ose Inter fiton dhe njerëzit duan të festojnë, shprehet Erika.

Të jesh një prostitutë nuk është e lehtë. Ju mund të grabiteni ose të hasni klientë të pirë, droguar ose psikike. Pak janë ato vajza që zgjedhin prostitucionin sepse duan të bëjnë seks. Detyra jonë është që të mbrojmë shëndetin e tyre, shprehet punonjësja e qendrës sociale e cila bëri të mundur edhe lidhjen me dy rumunet.

Loading...

PËRGJIGJU