Bëhuni gati! Fillon Big Brother Vip Albania në Top Channel

0
41

Sezoni i ri televiziv që ka startuar ka zbuluar disa emisione në televizione të ndryshme, por pritet të zbulohen edhe të tjerë në javët në vijim, ka kuriozuar dhe habitur shumë për formmatet e reja por edhe për emra që janë zhvendosur nga një televizion në një tjetër.

Ndër kanalet që kanë bërë mjaft ndryshime është edhe ‘Top Channel’ i cili ndër të tjera nuk do të ketë më Marina Vjollcën, Adi Krastën etj.

‘Revista Who’ shkruan se gjithsesi disa emisione janë ruajtur edhe këtë sezon si ‘Top Story’, ‘Dua të të bëj të lumtur’ etj si dhe zbulon disa të reja. Luana Vjollca do të vijë me një emision të ri mjaft të rëndësishëm ndërkohë që planifikohet një spektakël ‘Big Brother VIP’.

Ky i fundit është një format i njohur i aplikuar edhe jashtë vendit, por nuk janë bërë të ditura ende detaje të tjera se kush do të marrë pjesë apo se kur do të startojë ai.

Loading...