Albi Sakaj flet për herë të parë për lidhjen me Xhensila Peren

0
127

Një foto e konkurrentëve të “Dance with me”, Albi Sakaj dhe Xhensila Pere ku dyshja shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrit hodhi dyshimet se ata janë lidhur.
Dyshimet u shtuan akoma më shumë me përshkrimin që Albi i kishte bërë fotos. “Kur e jep, do ta kesh gjithmonë, dashuri”, shkruante Albi.
I kontaktuar nga gazeta “Express”, gazetari i ka mohuar lajmet se ai dhe Xhensila kanë nisur një lidhje dashurie duke thënë se foto është keqkuptuar.
“Mes meje dhe Xhensilës nuk ka gjë tjetër veç miqësisë”, është shprehur Albi.

Loading...

PËRGJIGJU