Aktori i njohur zbulon arsyen e vërtetë që e detyroi të largohej nga ‘Portokalli’

0
52

Aktorët që janë larguar nga spektakli i humorit “Portokalli”, kanë qenë të shumtë, megjithatë ata ende kujtohen me personazhet që kanë interpretuar në këtë spektakël.

Por pse janë larguar nga “Portokalli”? Erand Sojli ka rrëfyer të vërtetën në “Xing me Ermalin”. “Shumë njerëz mendojnë se kam ikur për pakënaqësi. Ika vetë, ika për parime personale. Unë jam njeri që dua të jem i lirë”, është shprehur aktori.

I pyetur nga Ermali nëse pati konflikte me regjisorin Altin Basha, Sojli refuzoi të përgjigjej teksa u shpreh se “Këto janë detaje që nuk kanë nevojë të tregohen, por që atë spektakël e do shumë”. Më tej ai ka thënë se nuk pranoi që të trajtohej njëlloj me të sapoardhurit, kur në fakt ishte një prej veteranëve dhe madje edhe skenarist./Xing/

Loading...