Aktorët e ‘Portokalli’-së po largohen për të shkuar tek ‘Al Pazar’?

0
38

Nisja e sezonit të ri televiziv u shoqërua edhe me largime të moderatorëve e aktorëve nga programet ku i kemi parë prej vitesh. Ndër ta edhe disa aktorë të Portokallisë si Bes Kallaku, Erion Isai, Florjan Binaj etj.

Ndonëse Florjan u rikthye, aktorët e tjerë nuk i kanë bërë ende të ditura projektet e radhës. E duke qenë se publiku është kurioz kanë filluar edhe aludimet se aktorët e larguar do t’i bashkohen “Al Pazar”.

Lidhur me këtë çështje një nga fansat e Ermal Mamaqit në Facebook i ka bërë një pyetje Agron Llakajt i cili ishte i ftuar mbrëmjën e sotme në “Xing me Ermalin: “Ikja e ajkës nga Portokallia mos ka të bëjë me ndonjë ofertë për të ardhur ajka tek ty?”

“Jo, ajka tek mua është, s’ka çfarë të vijë”, u përgjigj Llakaj duke i dhënë fund thashethemeve.

Loading...

PËRGJIGJU