Aguero tregon momentet e tmerrshme që përjetoi: Pas aksidentit doja ta vrisja veten

0
149

Sergio Aguero tregon se ka qenë shumë i mërzitur pas aksidentit që pësoi javë më parë. Sulmuesi argjentinas i Manchester Cityt dëmtoi dy brinjë në atë aksident që për pak i mori jetën.

Ai thotë se pasi mësoi se nuk do të mund të luante për disa javë, deshi të vriste veten.

“Rripi ishte shumë i ngushtë dhe kjo mendoj se ishte arsye pse unë lëndova brinjët”, tha Aguero për mediat angleze.

“E dija menjëherë se jam lënduar rëndë, sepse dhimbjet ishin shumë të mëdha. E pyeta doktorin, ‘A mund të luaj të shtunën?’, dhe ai e bëri fytyrën qesharake. E pyeta, ‘A mund të luaj javën tjetër?’, ai mohoi. Atëherë thashë, ‘Dua ta vras veten’”, tha në fund argjentinasi.

Aguero mundoi për disa javë nga ky dëmtim, por ai tashmë është kthyer dhe po e ndihmon Cityn me golat e tij.

Loading...

PËRGJIGJU