A do të kthehet Ballisti në Serbi? Ja përgjigjja e ministres serbe

0
44

Ministrja serbe e drejtësisë, Nele Kubureviç, në një intervistë për “Blic”, ka folur edhe në lidhje me çështjen e ekstradimit të Ismail Morinës në Serbi.

Ajo thotë se ka pak gjasa që diçka e tillë të ndodhë, pasi afatet ligjore janë plotësuar, por ekstradimi ende nuk ka ndodhur.

Kubureviç shprehet se nuk ka informacion nëse homologu i saj kroat do të marrë vendimin për ekstradimin e Ballistit.

Morina është në paraburgim në Dubrovnik që nga qershori i vitit 2017, kur u arrestua pas një urdhër arresti serb për shkak të hetimit të nisur në Beograd në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri në nëtor të 2014, ku Ballisti ngriti edhe dronin që solli ndërprerjen e ndeshjes.

Mbi shqiptarin rëndon akuza për veprën penale lidhur me urrejtjen racore, fetare dhe kombëtare.

Loading...

PËRGJIGJU